Sot zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

Kupa e Botë do të vijojë sot me 4 ndeshje interesante.

Në Grupin B Wellsi do të luajë ndaj Iranit me ndeshjen që starton në orën 11:00. Ekipi i Bale ka një pikë, ndërsa Irani pa pikë.

Në Orën 14:00 Katari, vendi organizator që vjen pas humbjes 2-0 nga Ekuadori, do të luajë përballë Senegalit, ku e dhe këta të fundit vijnë pas një humbje ndaj Holandës.

Ndërkohë, në orën 17:00 zbret në fushë Holanda e cila luan ndaj Ekuadorit në Grupin A. Të dyja ekipet sot me një fitore sigurojnë kualfikimin.

Në orën 20:00 Anglia në superformë që vjen paas fitores 6-2 ndaj Iranit do të përballet me SHBA, teksa këta të fundit kanë një pikë në Grupin B. /G.D albeu.com/


Shtuar 25.11.2022 08:13