Skënderbeu bën goditjen e bujshme në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Newcastle

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e Amadou Diallo. Sulmuesi anglez 23-vjeçar është larguar nga skuadra portugeze Oliveirense për të vijuar karrierën në “Abissnet Superiore”.

Diallo ka nënshkruar me klubin korçar një marrëveshje 2-vjeçare, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2028.

Të lidhura

None found

I formuar si futbollist në Angli, 23-vjeçari është produkt i akademisë së West Ham. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për një periudhë të shkurtër edhe me Newcastle U21, ndërsa në Francë është aktivizuar me Bordeaux.


Shtuar më 21.07.2026 10:20