Situata e Djokovic, Rafa Nadal: Nëse ai do të donte, do të luante pa probleme në Australi

Rafa Nadal ka qenë i qartë kur ka folur për Novak Djokovic. Tenisti spanjoll është pyetur pas fitores ndaj Berankis për situatën e tenistit serb të cilit iu refuzua viza për të hyrë në Australi.

Po të donte, do të luante pa probleme në Australi”, tha Nadal, i cili më pas këmbënguli: Ai ka marrë vendimet e tij dhe secili është i lirë të marrë vendimet e veta, por pastaj ka pasoja”.

Edhe pse ndjen keqardhje për momentin që po kalon Djokovic, Nadal është i vendosur: “Ai i dinte kushtet për muaj të tërë, ndaj ka marrë vendimin e tij. Bota ka vuajtur mjaftueshëm, duhet të vaksinohesh”. r.t/albeu.com


Shtuar 6.01.2022 12:09