Makina përplas nxënësin në Berat dhe largohet me shpejtësi, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur sot në Berat. Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mjeti dyshohet të jetë një BMW, ndërsa policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

16-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Pas disa minutash, drejtuesi i mjetit është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 6.01.2022 12:14