Ndërkohë që të gjithë gëzojmë faktin se Christian Eriksen është në gjendje të mirë dhe gjithçka kaloi pa pasoja fatale, një tjetër paqartësi ka lindur në botën e futbollit.
Lojtarët kanë profile shumë të fuqishme në rrjetet sociale dhe numërojë miliona ndjekës. Si pasojë ata duhet të publikojnë herë pas here foto për të mbajtur aktive profilet e tyre.
Kjo është diçka normale, por anormalja qëndron në “horizontin” e fotove të tyre. Në fotot e publikuara nga disa futbollistë, në sfond shihet një zotëri.
Është gjithnjë i njëjti, pas Alvaro Moratas, Jordi Albas, Ryan Babel, Van de Beek apo Toni Kroos si mund ta shihni në fotot e mëposhtme. Është ende e paqartë se cili është zotëria në fjalë dhe njerëzit janë shumë kureshtarë.
Mund të jetë një reklamë dhe nëse është kështu, mund ta shpallim që tani pa u zbuluar reklamën më unike në botë. Gjithsesi, dilema vazhdon, madje sapo ka nisur!