Shtohen telashet për Djokovic, rrezikon pjesëmarrjen edhe në një tjetër turne të rëndësishëm

Qeveria franceze, e cila disa ditë më parë kishte thënë se serbi Novak Gjokovic mund të merrte pjesë në turneun Roland Garros edhe nëse nuk ishte i vaksinuar, ka korrigjuar dhe paralajmëruar se të gjithë ata që konkurrojnë do të duhet të jenë të vaksinuar, ashtu siç do t’i kërkohet publikut dhe profesionistëve të përfshirë.

Korrigjimi erdhi nga dora e ministres së Sporteve, Roxana Maracineanu, natën e së dielës, disa orë pasi Parlamenti miratoi projektligjin që do të vendosë certifikatën e vaksinimit për shumë aktivitete, përfshirë edhe sportin.

Djokovic tanimë rrezikon edhe një tjetër turne të rëndësishëm nëse nuk do të pranojë të vaksinohet dhe vë në dyshim karrierën e tij./albeu.com

Shtuar 17.01.2022 12:17