Erdogan nuk vjen vetëm në Tiranë, merr dhe “Maybach-in” e tij në vizitën 8-orëshe (FOTO LAJM)

Sot presidenti turk Rexhep Erdogan ka mbërritur në Tiranë në një vizitë një ditore që do të zgjasë 8 orë dhe më pas do të kthehet në vendin e tij.

Megjithëse do të rrijë vetëm disa orë, ai nuk ka hezituar të marrë me vete makinën e tij “Mercedes Benz Maybach”.

Kujtojmë se kjo makinë është e njëjta me të cilën Erdogan ka shëtitur kryeministrin Rama në Stamboll gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.

Në korrik të vitit 2016, Rama u filmua pasagjer në ‘Maybach’-un që e drejtonte vetë Erdogan./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 12:07