Shtëpitë “përrallore” të futbollistëve, nga Ronaldo e Messi deri te Beckham (FOTO LAJM)

Jeta e yjeve të futbollit botëror padyshim që mbulohet nga luksi. Pagat marramendesë dhe marketingu i kanë kthyer në personat më të pasur në botë.

Shtëpitë janë një nga abjektet nga futbollistët shpezojnë shumë marramendëse duke i kthyer në ambiente thuajse përrallore.

Kush janë futbollistët me shtëpitë më të shtrenjta?

7. John Terry 5 milion stërlina
Në viti 2014 John Terry shiti shtëpinë e tij për një shifër prej 16 milion stërlina, duke arritur një përfitim prej 10 milion stërlinash. Megjithatë ai bleu shtëpinë që kishte ngjitur me të vjetrën.

Investoi gjithashtu edhe 4.35 milion stërlina tek kjo shtëpi e cila më parë ishte pronë e Kolin Montgomerit.
Kjo pronë ka rreth 7 dhoma gjumi, 6 tualete, 4 dhoma pritjeje dhe dy dhoma gjumi për stafin e mirëmbajtjes.
Me ndryshimet e bëra ai i ka rritur vlerën kësaj prone me 5 milion stërlina. Në total pas të gjitha ndryshimeve dhe investimeve të brendshme, prona e John Territ vlerësohet rreth 47 milion stërlina.

6. Nicky Butt 5.5 milion stërlina
Ish-lojtari i Manchester United duket sikur në pamje të parë ka një shtëpi jo të niveleve të larta, por në të vërtetë ai jeton në lluks të plotë. Brenda kësaj shtëpie ndodhet një pishinë e mbyllur dhe një dhomë kinemaje, për të mos thënë se ndodhet në zonën më ekskluzive dhe më të shtrenjtë të Manchesterit.
Gjithësesi ai e shiti këtë shtëpi me 6 dhoma gjumi për një shifër prej 5.5 milion stërli na. Blerësi e ka kaluar në një tjetër nivel luksi pjesën e brendshme.

5. Lionel Messi 6 milion stërlina
Një pamje krejtësisht nga deti nga maja e një kodre, kjo është ajo që sheh Lionel Messi poshtë tij, në shtëpinë në Barcelonë që ka një vlerë prej 5.5 milion stërlinash.
Zona ku ndodhet shtëpia e tij është ndër më ekskluzivet në Barcelonë e quajtur Kasteldefels, një vend perfekt për fituesin e 6 Topave të Artë.
Ndodhet vetëm 12 milje larg “Cmap Nou”-t stëpia e argjentinasit që në brendinë e saj ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë të mbyllur, një palestër të brendshme dhe një vend për të luajtur me 3 fëmijët e tij.
Shoku i tij i ngushtë Luis Suarez jeton shumë pranë tij.

4. Critiano Ronaldo 8 milion stërlina
Në vitin 2018 Ronaldo u transferua tek Juventusi dhe atyre ju desh të kërkonin për një shtëpi të mirë për “bretin e ri të Torinos”.
Ai aktualisht ka dy vila sëbashku të cilat ndahen nga një rrugë në mes e ruajtur me roje private.
Vilat kanë dy hyrje të vecuara dhe rrethohen nga oborre të mëdha. Ronaldo duket i dashuruar me shtëpinë e tij pasi është shumë e ngjashme me atë që ai ka në Madrid.
Në brendinë e saj nuk mund të mungojë palestra të cilën ai e shfrytëzon sëbashku me partneren e tij Georginën. Gjithashtu k anjë pishinë të mbyllur ku portugezi vendos të shlodhet pasi është marrë me ushtirme me pesha që e rrethojnë atë.
Kjo vilë ndodhet në kodër dhe poshtë saj është e gjithë Torino.

3. Kaka 9 milion stërlina
Një nga ish-yjet e futbollit brazilian tashmë ëshë i tërhequr nga aktiviteti, por ai vazhdon të jetojë në një nga ambientet më luksoze të Madridit.
Kaka e bleu shtëpinë e tij në zonën më ekskluzive të Madridit ku ndodhet edhe shtëpia e Ronaldos, “La Finca”, për rreth 6.4 milion stërlina.
Që kur u transferua në MLS, Kaka ja la shtëpinë me qera Gareth Bale për 16 mijë stërlina në muaj edhe pse tani duket se uellsiani ka kthyer celësat mbrapsh.
Shtëpia ëhtë 16.000 metra katrorë dhe është dizenjuar nga arkitekti Hoakin Torres.
Brenda saj ndodhet një pishinë e brendshme dhe një palestër. Pranë ahtëpië që për kaq kohë jetoi Gareth Bale jeton edhe Sergio Ramos apo trajneri madrilen Zinedin Zidan.

2. Wayne Rooney 20 milion stërlina
Vlen gati 20 milion stërlina shtëpia e Wayne Rooneyt. Kjo ndërtesë gjigande ka edhe një garazh po aq të madh nën vete ku qëndron koleksioni i makinave të tij, një pishinë dhe dy liqene artificiale për të peshkuar.
Prapa oborrit të tij, trajneri i Derbi Countit ka ndërtuar një fushë futbolli me bar artificial sëbashku me një tribunë.
Ka patur edhe një pistë vrapimi për kuajt por Rooney nuk e përdorte, aty ndërtoi fushën, bashkë me mini tribunën dhe dhomat e zhveshjes.
Në brendinë e saj nuk mungon as pishina e madhe e mbyllur me dysheme xhami, një vaskë të jashtme, sauna dhe dhoma zhveshjeje për femra dhe meshkuj.

1.David Bechkam 39.5 milion stërlina
Raportohet se ka një fitim prej 339 milion stërlina dhe me këtë pasuri mund të ketë cfarë shtëpie të dojë.
Kështu që nuk është ndonjë surprizë që ish-ylli i Manchester United është në krye të listës me shtëpinë e tij në Londër.
E bleu për 31.5 milion stërlina në vitin 2013 dhe menjëherë i shtoi 8 milion stërlina për riparime e përmirësime.
Në të ndodhen 8 dhoma gjum, dy dhoma garderobë, një holl për pasarela, palestrë, dhomë lojrah, spa dhe sallon bukurie.
Krah tij banojnë Robbie Williams, Simon Cowell dhe Elton John, mund të themi që është nën shoqëri të mirë.


Shtuar 11.05.2021 11:37