Shorti e vuri përballë PSG-së, Kroos e pranon: Kundështari më i vështirë që mund të kishim

Real Madrid është vënë përballë skuadrës së Paris Saint Germain, skuadër kjo që sipas Kroos ishte më e vështira që mund t’i binte.

Gjermani ka thënë se do të jetë ndeshje e rëndësishme dhe e nevojshme për skuadrën, pasi në këtë garë luhet kundër më të fortave.

“Kundërshtar shumë interesant për raundin tjetër, më i vështiri kundërshtar që mund të kishim përballë, nga kundërshtarët e mundshëm, por kjo është loja për të cilën luajmë”, ka thënë Kroos, transmeton lajmi.net.

“Ne po shohim para për këto ndeshje, shumë kualitet në fushë”, ishin fjalët e tij.

Kroos synon trofeun e radhës në Champions League me Real Madrid, pasi fitoi tre sosh radhazi. 


Shtuar 14.12.2021 08:35

Tags: , ,