PSG-Real Madrid, sfida e ish-ëve

Shorteu i djeshëm i UEFA Champions League vuri në përballje dy ekipe pretendente për ta fituar këtë trofe prestigjoz.

PSG dhe Real Madrid do të përballen së bashku në sfidat me eleminim direkt. Ndeshja premton një spetakël të vërtetë ku vihet re dhe Messi bashkë me Neymar do të përballen me ish-rivalin e tyre në atë kohë kur luanin me Barcelonën.

Por interesantja në këtë përballje do të jetë ku disa lojtar të PSG-së do të ndeshen ndaj ish-ekipit të tyre, Real Madrid. Janë 4 lojtarë që kanë luajtur dikur me Real Madridin por sot veshin fanellën e PSG-së. Navas, Sergio Ramos, Hakimi dhe Di Maria.

Gjithashtu janë edhe 5 lojtarë të cilët dikur kanë luajtur me Barcelonën. Xavi Simons,Messi, Neymar, Rafinha dhe Icardi kanë luajtur me katalanasit./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2021 08:23