Torino po kërkon të përforcojë repartin e avancuar. Klubi granata dëshiron një sulmues cilësor dhe emri që po qarkullon më shumë është ai i Niclas Fullkrug.
Gjermani luan prej 4 sezonesh me ekipin e Ëerder Bremenit dhe ka një kontratë deri në vitin 2025.
Aktualisht klubi nga Bundesliga e vlerëson 20 milionë euro kartonin e futbollistit.
Fullkrug bëri debutimin e tij me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit dhe që atëherë, shumë skuadra janë në vënë në lëvizje për 30-vjeçarin.
Sulmuesi me ekipin e Ëerder Bremenit ka shënuar 44 gola në 84 ndeshje.