Atletico Madridi ka shprehur interesim për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, i cili shkëlqeu me Argjentinën duke fituar Copa America.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Martinez te Atletico po shihet si zëvendësim ideal për Jan Oblakun, i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni. Martinez 29-vjeçar vitin e shkuar iu bashkua Aston Villas, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
Të lidhura
None found
Portieri argjentinas, karrierë ka bërë Reading, Getafe, Wolwerhamptoni kurse ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës. Në anën tjetër, Oblak 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 dhe është pjesë e klubit nga La Liga prej vitit 2014. /albeu.com/
