Sergio Ramos vetëm një gol larg thyerjes së një rekordi historik në Champions

Sergio Ramos shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atalantës në Champions League.

Më atë gol, kapiteni i Realit ka barazuar, Gerard Pique me 15 gola në këtë kompeticion dhe është vetë një gol larg rekordit të Roberto Carlos.

Kujtojmë që Ramos erdhi pas një periudhe të gjatë dëmtimi dhe është duke e marrë veten me ritme të shpejta. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 10:03