Problemet me AstraZenecën, Manastirliu siguron mësuesit: Jeni më të mbrojtur

2664 mësues janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Shqipëri deri tani.

Ministrja shkruan se ata janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.

“2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Por jo të gjithë mësuesit e planifikuar kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit. Dyshimet e ngritura mbi AstraZeneca-n dhe pezullimi  në disa shtete të Europës kanë shkaktuar  pasiguri edhe në Shqipëri. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 10:08