Sanchez “shënjestrohet” nga MLS

Kiliani i Inter-it, Alexis Sanchez është pikasur nga një klub ku ende nuk është bërë e ditur konkretisht se për kë ekip bëhet fjalë.

Gjithësesi oferta që i është bërë Sanchez-it mendohet të jetë një kontratë deri në 31 dhjetor 2023. Sanchez nuk është titullar tek klubi zikaltër por sa herë është aktivizuar, ka spikatur gjithnjë duke krijuar raste dhe madje duke shënuar ose asistuar.

Në Itali thuhet se Sanchez nuk ka ndërmend ende të largohet nga Interi, ose të paktën nga Evropa. Simone Inzaghi ka besim se Sanchez do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi dhe që klubi ka ende nevoj për të./H.LL/albeu.com


Shtuar 1.11.2021 12:09

Tags: , ,