Ronaldo parashikon fituesin e Serie A

Ronaldo Nazario në një intervistë për Gazzeta dello Sport, deklaroi se Interi është favorit për të fituar Serie A.

Kush do ta fitojë Scudetton? “Unë jam Interist, mbajë një raport të veçantë me Interin dhe do të doja që ata të fitonin gjithmonë. Kampionati i fundit ishte i mrekullueshëm, “ne” ndërpremë serinë e fitoreve të Juventusit, do ta mbajmë mend për një kohë të gjatë”.

“Shumë keq që Lukaku është kthyer në Angli, por është e vështirë të rezistosh kur thërrasin klubet kryesore të Premier Ligës. Chelsea ka përdorur të gjithë fuqinë e vet financiare për transferimin e tij”.

Nuk iu përgjigjet pyetjes, le të provojmë përsëri: kush do ta fitojë Scudetton? “Po, për mua favoriti i madh është akoma kampioni aktual i Italisë, Interi. Lukaku është larguar, por skuadra mbetet e fortë dhe e ekuilibruar”.

“Interi ka blerë Dzekon dhe ka kryer edhe blerje të tjera të rëndësishme, ka shumë të rinj interesantë në grup”, përfundoi Ronaldo Nazario. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 14:21