Riza: Ndeshja Francë-Portugali u nis për tre pikët, por në fund ranë dakord me barazimin

Në ”Euro 2020″ në RTV Ora, specialisti i futbollit Florian Riza u shpreh se ndeshja mes Francës dhe Portugalisë, por në fund ranë dakord me barazimin.

Riza: Gjatë ndeshjes po luhej për një kualifikim me tre pikë. Nëse fitonte Franca Portugalia mbetej me tre pikë dhe në bazë të golavarazhit do të vlerësohej nëse do të kalonte. Me 4 pikë, është e kualifikuar dhe do të provojë mundësitë e saj me Belgjikën.

Ata u munduan që ta mbanin topin në fushën e vet dhe të mos ia jepnin kundërshtarit, për të shmangur një rrezik, jo se Franca dhe Portugalia nuk donin të shënonin. Ata në fund ranë dakord me barazimin.


Shtuar 23.06.2021 23:37