Endri Çelaj ka firmosur sërish me Partizanin, duke nisur kështu aventurën e tij të dytë me klubin e kuq. Lojtari vjen pas një sezoni të zhvilluar në Rumani me FC Metaloglobus të Bukureshtit.
Sulmuesi 22-vjeçar, tashmë i kalitur dhe me një eksperiencë ndërkombëtare në bagazh, përfaqëson blerjen e dytë të “Demave” gjatë kësaj faze transferimesh. Ai pritet t’i japë një energji të re repartit ofensiv nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.
Të lidhura
None found
Herën e fundit, Çelaj veshi fanellën e ekipit kryeqytetas në intervalin 2022-2024. Në këtë rikthim, ai synon të japë gjithçka nga vetja për të ndihmuar skuadrën në përmbushjen e objektivave të vendosura për këtë sezon.
