Real Madridi po vëzhgon me interes të madh situatën e Erling Haalandit, të cilin mediat spanjolle e cilësojnë si një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Sipas gazetës El Mundo, klubi madrilen ka raporte shumë të mira me familjen dhe agjentët e futbollistit, ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë mes palëve vazhdon prej vitesh.
Të lidhura
None found
Presidenti Florentino Perez synon prej kohësh të ndërtojë një repart ofensiv që mund të shënojë dekadën e ardhshme. Megjithëse Reali ka afruar Kylian Mbappenë, Haalandi shihet si një “nëntësh” tipik, rol të cilin skuadra nuk e ka pasur që nga largimi i Karim Benzemas.
Manchester City po përballet me trysni ligjore dhe sportive për akuzat lidhur me shkeljen e rregullave financiare të Ligës Premier, ndërsa Reali e konsideron këtë një mundësi.
Haalandi, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2022, ka vendosur ndërkohë shumë rekorde dhe ka realizuar gjithsej 193 gola në të gjitha garat.





