Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin. Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte akte dhune në përballjen e të rinjve me forcat e rendit, kanë nxitur sërish studentët të dalin sot në protestë.
Mesa duket një pjesë e tyre nuk kanë pritur orën 14:00 për të protestuar, por kanë dalë më herët, si rasti i studentëve të Mjekësisë që janë nisur në turmë drejt qendrës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë ditën e djeshme protesta është karakterizuar nga tensione dhe dhunë, me 16 persona të arrestuar dhe 49 të proceduar.







