Pas dështimit të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje me Rodrin, Real Madridi raportohet se ka marrë vendimin të mos transferojë asnjë lojtar tjetër për repartin e mesfushës.
Të lidhura
None found
Mesfushori i Manchester Cityt ishte lidhur me një kalim te klubi madrilen, por bisedimet për transferimin e tij dështuan gjatë 24 orëve të fundit.
Në këtë garë ka ndërhyrë rivalja e përbetuar Barcelona, e cila tani është pranë sigurimit të firmës së fituesit të Kupës së Botës me Spanjën. Vetë 30-vjeçari zgjodhi personalisht Barçën në vend të Real Madridit.
Gazetari Abrahim Romero raporton se, pasi humbi objektivin kryesor Rodri, Real Madridi nuk do të kërkojë një mesfushor tjetër në tregun e transferimeve.
Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, është i kënaqur me alternativat që ka aktualisht në skuadër dhe nuk ka kërkuar përforcime shtesë për mesfushën.
Në sezonin 2026/27, opsionet kryesore të “Special One” në këtë repart do të jenë Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Federico Valverde, Arda Guler dhe Bernardo Silva.
