Real Madrid në avantazh për Tchouameni

Aurelien Tchouameni , mesfushori i klasit 2000 i cili luan për Monaco në Francë, është i preferuari për mesfushën e Juventus-it.

Por sipas raportimeve nga “Fichajes.net” , Real Madrid është në përparësi për të fituar shërbimet e talentit francez. Klubin spanjoll e favorizon fakti që Monaco është i interesuar për Luka Jovic, sulmuesin serb të Real Madrid.

Kështu, “Los Blancos” po mendon t’i ofrojë Monacos Joviç edhe nëse do të jetë e nevojshme bashkë me të dhe një shumë parash./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 17:43