EMRAT/ Dalin pamjet dhe detajet nga arrestimi i shefit të urbanistikës në Vlorë! Çfarë i “fundosi”? (FOTO LAJM)

Kanë dalë detaje të reja nga arrestimet e ndodhura në qytetin e Vlorës, ku në pranga ranë disa zyrtarë të Bashkisë së qytetit bregdetar, mes tyre edhe shefi i urbanistikës së Vlorës.

Veç pergjegjesit të zyres së urbanistikes, Rubin Hekurani, edhe specialisti i kesaj zyre ne bashkine e Vlores Klaudio Mehmetaj si edhe një zyrtar tjetër i urbanistikës, Parid Kalus, janë prangosur.

Ata akuzohen se lejuan ndërtimin e një shtese lokali në rrugën Transballkanike, duke falsifikuar dokumentat.

Bëhet me dije se prezente prej disa ditesh ka qene edhe KLSH jo vetem ne bashkine e Vlores por edhe ne institucione te tjera të qytetit bregdetar, që po ashtu ka kryer një audit për këto çështje./albeu.com/