Real Madrid del me deklaratë, dëmtohet sërish lideri i ekipit

Real Madrid nuk gjen qetësi prej dëmtimeve. Sot klubi madrilen ka njoftuar se kapiteni i ekipit, Sergio Ramos është dëmtuar sërish. “Pas testeve të kryera ka rezultuar se lojtari ynë, Sergio Ramos ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e majtë”.

Ramos sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim i pësuar në të njëjtën këmbë, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj jashtë fushave. Klubi nuk bën të ditur sa do mungojë kapiteni, por me shumë mundësi e ka mbyllur këtë sezon.

Ka shumë mundësi që ndeshja me Chelsean të jetë e fundit e tij me Real Madrid, pasi ai ende nuk ka rinovuar ende kontratën që përfundon në fund të qershorit. Ramos ka luajtur vetëm në 21 ndeshje këtë sezon me Real Madrid, i kushtëzuar nga infektimi me Covid-19 dhe dëmtimet e shpeshta.


Shtuar 8.05.2021 13:58