Me bikini në vendet ekzotike, Sara Hoxha i bën zili të gjithëve në rrjet (FOTO LAJM)

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, s’ka rezistuar dot më gjatë në ditët e nxehta që kanë kapluar tashmë Shqipërinë dhe është nisur për pushime drejt një vendi tropikal.

Jo vetëm kaq, por ajo s’na e kurseu edhe një foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në super formë dhe sigurisht shumë e lumtur për këto pushime.

Pa e treguar në cilin vend ndodhet, ajo i bën një pyetje ndjekësve të saj:

“Nga jeni sot njerez- Dubai, Maldive apo Dhermi??”

Sara nuk është tepër aktive në rrjete sociale dhe preferon që jetën private ta mbajë larg syrit të mediave, megjithatë për këto pushime e bëri zemrën “gur” dhe na qerasi me një super foto.


Shtuar 8.05.2021 14:14