Rafael Leao shkruan emrin në Seria A, arrin rekordin si Shevchenko

Milani mori një barazim ndaj Udinese me shumë diskutime dhe nervozisëm nga ana e kuqezinjve.

Golin e vetëm të Milani e shënoi sulmuesi i talentuar portugez, Rafael Leao.  Portugezi me këtë gol ka arritur një rekord të veçantë.

Sipas “Opta”, e cila merret me statistika, Leao bëhet futbollisti i dytë në Seria A që arrin të shënojë në të shtata ditët e javës.

Këtë rekord më përpara e ka arritur ish-sulmuesi i Milanit, Andrey Shevchenko./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 12:16