Pyetje “rrufe” për Lukakun, Chelsea apo Inter? Përgjigja e belgut tregon gjithçka për të ardhmen

Romelu Lukaku ka vendosur për të ardhmen dhe s’e ka ndërmend ta diskutoj më.

Ylli i Kombëtares së Belgjikës ka folur për mediat në Belgjikë dhe ka treguar për të ardhmen e tij, shkruan IndeksOnline

U spekulua se Lukaku mund të rikthehet në Chelsea, por përgjigja e tij e fundit ka vulosur gjithçka sa i përket skuadrës së re.

“Chelsea apo Interi? Interi, Interi. Fitova titullin me Interin. Ishte një ëndërr e fëmijërisë. Në një skuadër pata sukses, kurse në tjetrën dështova”, ka thënë Lukaku

Ky koment i Lukakus duket se e largon Chelsean nga gara. Madje edhe klubi londinez duket se është dorëzuar, pasi ka nisur një ‘luftë’ me gjigantët për ta sjellë në ‘Stamford’ yllin norvegjez, Erling Haaland./


Shtuar 11.06.2021 09:23