Stadiumi i ri i Kukësit është gati. Drejtuesit e klubit verilindor do të rikthehen pas gati tre vitesh në fortesën e tyre. 30 maj 2019 është data kur Kukësi ka zbritur për herë të fundit në stadiumin e tij.
Burime për Supersport bëjnë me dije se “Kukës Arena” është gati, çdo gjë ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit të Superiores kanë vendosur ta përurojnë në takimin kundër Laçit, sfidë e programuar të luhet më 23 prill.
Skuadra e Diego Longos do të përballet sot me Kastriotin në Kamzë, ndërsa ndeshja e radhës është përballë bardhezinjve të Shpëtim Duros, që do të luhet përpara publikut kuksian.