Barcelona ka prezantuar ditën e sotme në Miami, blerjen më të re, sulmuesin Robert Lewandowski-t.
Pas shumë përpjekjeve, palët arritën të binin dakord për një shumë prej 50 milion eurosh, e po ashtu edhe me insistimin e madh të vetë lojtarit për t’u larguar nga Bayeni dhe për t’iu bashkuar Barecelonës.
Laporta në fjalën e tij ka falenderuar Lewandowskin, por edhe departamentin e futbollit dhe ka premtuar se po ndërton një skuadër konkuruese.
“Mirëmëngjes Miami, mirëdita Barcelona dhe mirëseardhje Lewandowski dhe faleminderit që jeni me ne (në polonisht). Keni bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me ne. Ne kemi nevojë për ju, ju jeni një yll futbolli , një punëtor. Ne po përpiqemi të bëjmë një ekip shumë konkurrues. Dua të falënderoj të gjithë departamentin e futbollit që bëri të mundur këtë transferim me jehonë botërore,” tha Laporta./albeu.com