Trajneri Hansi Flik do të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën, me një ofertë rinovimi deri në vitin 2028 dhe opsion për një sezon shtesë, raporton Mundo Deportivo.
Sipas raportimit, trajneri gjerman pritet ta firmosë kontratën e re pasi skuadra të sigurojë titullin e La Liga-s. Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë nëse Barcelona e mposht Osasunën dhe Real Madridi humbet kundër Espanjolit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, agjenti i Flik, Pini Zahavi, pritet të takohet me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes.
Vetë gjerman ka deklaruar disa herë se Barcelona do të ishte klubi i fundit në karrierën e tij si trajner.
