Lacio ka siguruar praninë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit pas një ndeshje dramatike përballë Atalantës në Bergamo, të vendosur vetëm nga gjuajtjet e penalltive.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në kryeqytet, bergamaskët dukeshin më të avantazhuar. Por sfida ishte shumë e hapur me të dy skuadrat që provuan të fitonin.
Të lidhura
None found
Megjithatë, rrjeta u tund vetëm në minutat e fundit të kohës së rregullt kur fillimisht Romanjoli për Lacion e më pas Pashaliç për Atalantën, ia dolën të mposhtnin portierët kundërshtarë.
Ndeshja shkoi me shtesa e aty nuk kishte ndryshim rezultati, duke bërë që gjithçka të vendosej nga gjuajtjet e penalltive ku heroi i mbrëmjes u bë 21-vjeçari Eduardo Mota i Lacios.
Portierit të bardhekaltërve i shënoi vetëm Raspadori me gjuajtjen e parë nga pika bardhë, ndërsa më pas priti katër të tjerat radhazi të Atalantës nga Skamaka, Zapakosta, Pashaliç dhe De Keteleare.
Kësisoj, ai siguroi kualifikimin e Lacios të cilës i mjaftoi të realizonte vetëm 2 gjuajtje penalltish pasi kishte gabuar edhe ajo dy të parat.
