Po kalon momentin e tij më të mirë, Militao: Do të qëndroj dhe do fitoj disa herë Championsin

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao shpreson të fitojë disa herë Ligën e Kampionëve.

 

Braziliani është bërë i padiskutueshëm në formacionin bazë dhe me shumë gjasa do jetë nga minuta e parë ndaj Chelseas.

Pavarësisht që u transferua verën e kaluar, Miltao ëndërron ta mbyll karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Shpresoj të vazhdojë deri në fund të karrierës këtu. Varet nga unë dhe puna ime çdo ditë dhe të jem i sigurt se do bëj gjithçka që të funksionojë”.

“Do ishte e pabesueshme të fitonim Ligën e Kampionëve, do ishte ëndërr e bërë realitet për të gjithë”.

“Shpresoj ta fitojë garën më shumë se një herë. Gjithmonë mendoj pozitivisht. besoj se mund të kem sukses këtu. Dua të fitojë trofe dhe të bëj historinë te Real Madrid. Kjo është ëndrra ime”, deklaroi ai.

Militao pritet që të jetë pranë Sergio Ramos në përballjen kthyese ndaj Chelseas në Londër./


Shtuar 4.05.2021 09:04