Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është shfaqur i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Interit. Pas ndeshjes, tekniku i bardhezinjve u shpreh se në rast se skuadra e tij do luante gjithë sezonin si në 2 ndeshjet e fundit, atëherë tani do flisnin për diçka tjetër dhe jo për vendin e katërt.
“Për ne ishte e rëndësishme që të shënonim dhe të vazhdojmë të shpresojmë. E kishim detyrim fitoren sot. Të tjerët kanë dy ndeshje për të zhvilluar.
Të lidhura
None found
Unë nuk kam menduar ende për të ardhmen. Gjëja kryesore tani është të rikuperojmë energjitë për Kupën e Italisë, sepse kemi shpenzuar kaq shumë sot.
Ne nuk do ishim këtu duke folur për vendin e katërt, nëse do të kishim dëshirën dhe vendosmërinë si në 2 ndeshjet e fundit. Tani do ishim duke folur për diçka tjetër. Diçka mungonte, veçanërisht me skuadrat që ishin më të përballueshme.
Unë mendoj se grupi është i mirë dhe kanë mundësi të japin më shumë. Ne kemi marrë lojtarë të rinj, të cilët ndoshta nuk kanë pasur shumë përvojë për këto nivele. Për mendimin tim, stafi është i mirë dhe mund të bëjmë edhe më mirë. Sigurisht gjithçka mund të përmirësohet.
Milani apo Napoli? Është e diela e shpresës. Le të shpresojmë në një hap fals të rivalëve.”, tha Pirlo.
