Kontrolle në lagjen ku u vra Mehmet Qema, arrestohen 2 persona për prodhim të bitcoin-it

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj të cilët në zonën e 5 Maijt, pasi në një banesë me qera prodhonin monedha elektronike-Bitcoin.

Policia njofton se janë arrestuar K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, ku E. Z.- faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Mësohet se janë sekuestruar  disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Kujtojmë se mbrëmjen e të hënës, u vra 27 vjeçari Mehmet Qema nga miku i tij Marius Dema, pikërisht në këtë zonë. Më pas, si pasojë e kontrolleve u zbulua dhe magazina ku të rinjtë ushtronin veprimtarinë e palgjshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Shtuar 16.05.2021 09:23