Përleshje masive në Argjentinë: Marcos Rojo e bën “baltë”, përdor një fikës zjarri gjatë sherrit (VIDEO)

Lojtarët e Boca Juniors u përplasën me lojtarët e Atletico-MG, ndërsa humbën 1-0 duke u skualifikuar në 1/8 e Copa Libertadores, shkruan Albeu.com.

Marcos Rojo, ish-lojtari i Man United i cili luan për Boca Junior kapi një fikës zjarri nga muri mes një përplasje të furishme me lojtarët brazilian, para se të qetësohej dhe u kërkua ta hidhte atë nga një trajner.

Të dy palët pritet të përballen me sanksione për skenat kaotike pas ndeshjes me video të shumta të postuara në mediat sociale tregojnë dy ekipet që përplasen në tunel.

“Tani janë tre lojtarë që janë identifikuar si agresorë dhe po akuzohen për trazira civile. Ne aktualisht jemi duke parë videon e mbikëqyrjes për të parë nëse ka ndonjë tjetër të përfshirë, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/


Shtuar 21.07.2021 21:32