Përgjigja e Benzemas për vendimin e Mbappes për të refuzuar Real Madridin

Karim Benzema ka refuzuar të komentojë vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe ka theksuar se ai është plotësisht i fokusuar në finalen e Champions League të Real Madrid kundër Liverpool të shtunën.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte bashkatdhetarit të tij për faktin se ai refuzoi ofertën e Real Madridit për të nënshkruar kontratë të re me PSG-në, Benzema tregoi se ky nuk është momenti për të diskutuar për të ardhmen e Mbappes.

“Unë do të thoja se Real Madridi do të luajë finalen e Champions League dhe nuk është momenti për të folur për këto gjëra të vogla”, tha Benzema për “Movistar +”.

“Jo, preferoj të mos flas. Nuk jam i zemëruar. Jam i fokusuar në finalen e Champions League. Është më e rëndësishme ta bësh këtë sesa të dëgjosh gjëra të tjera.”/ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.05.2022 17:37