Skandali me listën e pagave, qeveria firmos marrëveshje për sigurinë kibernetike

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka firmosur një marrëveshje me grupin e Jonen International, për forcimin e sigurisë kibernetike. Firmosja e kësaj marrëveshje vjen pas skandalit të publikimit të listës së pagave në dhjetor të 2021.

Njoftimi:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Janar 2022:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ./albeu.com

 

 

 

 

 


Shtuar 10.01.2022 19:29