Patrice Evra tha se është i mërzitur duke shikuar Lionel Messin ta fitojë “Topin e Artë”.
“Sipas mendimit tim, ky “Top i Artë” është për Kanten ose Jorginhon… Unë jam i lodhur duke ia dhënë Messit”.
“Çfarë fitoi ai vitin e kaluar? Mirë, Copa America [me Argjentinën]. Me Barcelonën, çfarë bëri ai?”, deklaroi francezi.
Në garë me Messin, Kante dhe Jorginho për “Topin e Artë” janë edhe emra si Karim Benzema, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo. /albeu.com/