Pas nje dekade Boateng vendos të largohet nga Bayern Munchen

Jerome Boateng nuk do të jetë më pjesë e Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Në verë mbrojtësi gjerman do të jetë i lirë për të kërkuar një destinacion të ri.

Bayern Munich nuk ka asnjë qëllim për t’i ofruar rinovimin e kontratës mbrojtësit 32-vjeçar të cilit i skadon kontrata aktuale në qershor. Jerome Boateng është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2011 dhe pas një dekade do të largohet nga kampionët e Gjermanisë.


Shtuar 7.04.2021 09:25