Reshje bore në verilindje, hidhet kripë në Rrugën e Kombit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet  sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin.

Ndërkohë temperaturat kanë pësuar ulje teksa nuk kanë munguar as reshjet e dëborës në veri të vendit.

Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar reshje bore të cilat variojnë nga 3 cm deri në 15 cm në zonat malore. Rrugët deri tani mbeten të qarkullueshme.

Në rrugën e Kombit nga autoritetet po hidhet kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.


Shtuar 7.04.2021 09:25