Papu Gomez nuk e fsheh: Edhe sot e kam të vështirë të shoh Atalantën, kjo më dhemb

Ish-kapiteni i Atalantës, Alejandro Gomez në një intervistë për “Sky Sport”, u kthye të flasë lamtumirën nga zikaltërit janarin e kaluar.

” Edhe sot e kam të vështirë të shoh një ndeshje të Atalantës, kjo më dhemb ” pranoi lojtari, sot pjesë e Sevilla, ” Unë jam i lumtur për ta, po bëjnë mirë por unë nuk mund të ndihem mirë akoma.

Jam i trishtuar. Shpresoj që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës. Unë kisha oferta nga MLS dhe Arabia por përparësia ime ishte Sevilla,” shtoi Papu Gomez për të tashmen, ” Jam krenar që  jam pjesë  e kësaj skuadre”.


Shtuar 6.04.2021 03:04