Pak para ndeshjes, Florian Marku paralajmëron Moran: Do të lë pa ndjenja dhe askush nuk mund të ndihmojë

Florian Marku dhe kundërshtari i tij, Dylan Moran janë përplasur përsëri. Kësaj radhe dyshja u shty gjatë matjeve zyrtare, ndërsa një ditë më herët u shtynë gjatë përballjes sy më sy.

Boksieri shqiptar do të rikthehet në ring sot (e shtunë) në mbrëmje, ku do të ndeshjet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran nga ora 19:00.

“Mbreti shqiptar” do të përballet me irlandezin në një luftë prej 10 raundesh në peshën e njohur si të ‘welterweight’.

Megjithatë, dyshja kanë shkaktuar përsëri probleme, pas shtyrjes që i bëri Marku irlandezit gjatë përballjes sy më sy disa ditë më parë.

Kësaj radhe ishte Moran, i cili e shtyu i pari Markun, duke e bërë nervoz shqiptar, i cili e paralajmëroi për meçin e sotëm.


Shtuar 2.09.2023 13:38