Osimhen “djeg” parashikimet, rikthehet në stërvitje

Victor Osimhen  po ecën përpara . Vetëm 15 ditë pas operacionit të syrit dhe mollëzës pas dëmtimit të tmerrshëm ndaj Interit, ai tashmë është kthyer në fushë për tu stërvitur.

Një shërim në kohë rekord pasi prognoza fillestare ishte 90 ditë. Tashmë sulmuesi nigerian pas kontrollit tashmë është duke vrapuar dhe ka nisur një stërvitje të personalizuar me topin, siç e tregon edhe fotoja e postuar në rrjetet sociale nga Napoli.

Nuk dihet kur do të kthehet në fushë, por sulmuesi i Azzurrit dëshiron të befasojë të gjithë. /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 15:02