Osasuna i rrëmben barazimin Barcelonës (VIDEO)

Barcelona nuk ka arritur të ruaj rezultatin e fitores sot ndaj Osasunës pasi vendasit barazuan në minutat e fundit.

Nico ishte i pari që realizoi golin e avantazhit për Barcelonën në minutën e 12-të. Festa për Xavin zgjati shumë pak pasi Garcia barazoi në minutën e 14-të duke dërguar ekipet me një barazim në dhomat e zhveshjes.

Barça qarkulloi mirë topin por për të shënuar e pati të vështirë të shënonte. Në minutën e 49-të, Ezzalzouli kalon në avantazh katalanasit duke i dhënë epërsinë dhe besimin e duhur.

Por befasia vjen nga Osasuna ku në minutën e 86-të Avila barazon rezultatin në 2-2. Tashmë Barcelona ndodhet në vendin e tetë me 24 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 18:06