Onana-Inter, zyrtarizimi pritet në shkurt 2022

Kameruniani André Onana me shumë gjasa do të jetë një lojtar i Interit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Këtë e raporton Gazzetta dello Sport , duke nënvizuar sesi zikaltërit kanë arritur marrëveshje me portierin që do të lirohet nga Ajax në qershor. Statusi zyrtar i marrëveshjes, thotë ajo, mund të arrijë në shkurtin e ardhshëm. La Rosea bën të ditur gjithashtu se cili mund të jetë nënshkrimi i portierit, i cili te zikaltërit do të merrte 3 milionë euro në sezon.

Prandaj do të duhet të vlerësohet nëse ai do të luajë si titullar menjëherë apo nëse do të alternojë me Samir Handanoviç për vitin e parë në Itali./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 17:48