Oliver Giroud niset drejt Italisë, nesër prezatimi te ekipi i Milanos

Olivier Giroud do të jetë lojtari i ri i Milanit. Chelsea i zgjati kontratën edhe për një sezon, por tashmë klubi është gati ta lërë të lirë dhe kuqezinjtë janë klubi i interesuar për kampionin e botës.

Nga Italia bëjnë me dije se nesër Giroud do të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore dhe menjëherë pas kësaj ai do zyrtarizohet si lojtar i Milanit.

Detajet e fundit të marrëveshjes mes klubeve po vendosen, por mund të themi se bëhet fjalë për një lëvizje me vlerën e 1 milioni eurosh në dorë dhe 1 tjetër milioni në varësi të paraqitjeve të Giroud.

Ndërkohë, vetë sulmuesi nga ana e tij ka arritur akordin për një kontratë 2-vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, në rast se klubi e dëshiron atë.

Shtuar 12.07.2021 13:05