Nuk ndalen reagimet për Superligën, 11 klube kërkojnë nga presidenti i Serie A ndëshkimin e Juves, Interit dhe Milanit

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka marrë një shkresë ku kërkohet ndëshkimi i klubeve që deshën pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

 

Pas vetëm një jave të lancimit të Superligës, tani klubet italianë kanë reaguar ndaj themelueseve të Superligës Evropiane, Juventusit, Interit dhe Milanit.

Juventus dhe Milan ende mbesin pozitive për vazhdimin e projektit, ndërsa Interi ka deklaruar largimin.

Por, 11 klube nga Serie A i kanë dërguar letër presidentit, Paolo Dal Pino duke kërkuar sanksione për këto klube.

Letra është nënshkruar nga klube që kanë qenë kundër dhënjes të së drejtave televizive “DAZN-it”, duke krijuar monopol.

Fjala bëhet për, Romën, Torinon, Bolognën, Genoan, Sampdorian, Sassuolon, Spezian, Beneventon dhe Crotonen kërkesës të cilave i janë bashkuar edhe Parma dhe Cagliari.

Ndërsa, Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona nuk kanë nënshkruar letrën.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Lega Serie A nëse do të sanksionohen klubet.

Shtuar 24.04.2021 09:04