Nuk ka fund skandali i Perez, ofendime edhe për Del Bosque: Ai nuk di asgjë

Së fundmi, El Confidencial, ka publikuar video nga viti 2006, kur Perez flitke keq për trajnerin Del Bosque.

Perez kishte thënë se trajneri legjendar i Realit nuk di asgjë për taktika ose fizikë.

“Del Bosque nuk është mirë, e gjithë e keqja vjen nga ai këtë herë. Nuk ka trajnuar në jetë ose nuk di asgjë për trajnimet”.

“Nuk mund të flas direkt me njerëzit. Nuk di asgjë për taktika ose fizikë. Ai nuk di asgjë”, kishte thënë ai.

Ndërkohë, deri më tani, Perezit i janë publikuar videot duke ofenduar edhe legjendat e tjerë të klubit si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Raul Gonzalez dhe Jose Mourinho.


Shtuar 14.07.2021 16:59