Armando Broja është një nga më të diskutuarit te Chelsea. E ardhmja e ‘yllit’ të Kombëtares shqiptare është ende në diskutim, me Borussia Dortmund dhe Ipswich Town që dëshirojnë shërbimet e tij.
Pikërisht e ardhmja e tij e mbetur në hije po merr dritë dhe duket sikur kanë ‘rilindur’ mendimet që Broja mund të qëndrojë te “Blutë e Londrës”.
‘Pista’ e qëndrimit vjen prej faktit që në rrugët e Londrës, klubi i Chelseat ka filluar të vendosë banera me fotot e Armando Brojës.
Rrugët e kryeqytetit anglez janë mbushur me banera të tillë, duke ngritur edhe njëherë hipotezën e qëndrimit.
Kujtojmë që 22-vjeçari është në huazim nga Chelsea te Fulham që nga janari i këtij viti.
Për këtë huazim, Fulham do të paguajë 4 milionë paund dhe Broja do të rikthehet te Chelsea për të diskutuar për të ardhmen.