“Nuk ia dolëm të gëzojmë së bashku”, Vllaznia drejtuar tifozëve: Jeni oksigjeni ynë, shihemi në Kupat e Europës

Vllaznia nuk ia doli të mposhtte Egnatian e të kualifikohej në finalen e madhe të Superiores.

Shkodranët tashmë do të luajnë me Skënderbeun në finalen e vogël për të përcaktuar vendin e 3-të të Superiores, më 24 maj sërish në Air Albania në orën 19:00.

Me një postim në faqen zyrtare, klubi falenderon tifozët shkodran për përkrahjen në stadium dhe shprehen se shumë shpejt do të shihen sërish në Kupat e Europës, aty ku Vllaznia e nis nga raundi i parë kualifikues i Conference League.

“Mbrëmë treguan edhe njëherë tjetër se janë “oksigjeni” i skuadrës tonë. I dhanë asaj mbështetjen e duhur, të shumtë në numër, por për fat të keq në fund të 90 minutave, nuk ia dolëm të gëzojmë sëbashku. Megjithatë shumë shpejt do jemi sërish pranë njëri- tjetrit, për Vllazninë. Kupat e Europës janë në prag…”, shkruan klubi.


Shtuar 20.05.2024 20:17